Lazio insiston për Kepan

Lazio insiston për Kepan

Kalimi i Edouard Mendy tek Chelsea konsiderohet një fatkeqësi për portierin Kepa Arrizabalaga sepse i ka vjedhur protagonizmin spanjollit . 

Për ishi-n e Bilbaos , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ investuan 80 milionë euro në merkaton e 2018-tës por nuk ka mundur ta mposhtë francezin i cili  është i pazëvëndësueshëm për  Thomas Tuchel . Por  për lojtarët cilësorë gjithmonë do të ekzistojë një dritë në fund të tunelit dhe Lazio ka menduar ti servirë një tjetër mundësi 27 vjeçarit për ti harruar  anglezët . 

Maurizio Sarri po analizon edhe Alex Meret  dhe Diogo Costa por spanjolli i ngjall më tepër besim dhe këtë fakt ia ka shprehur drejtuesve së bardhekaltërve sepse me Thomas Strakoshan vijon të mos bindet .  Sigurisht që një situatë e tillë e penalizon edhe Chelsean sepse vijon të ketë pjesë të tij një lojtar që nuk i shërben  trainerit gjerman dhe vendimi më korrekt mbetet largimi i Kepa Arrizabalagas nga i famshmi ‘’ Stamford Birdge ‘’ për të shaplosur potencialin tek një skuadër tepër simpatike në Serinë A e cila njëkohësisht vijon edhe  në Europa League ku e pret Porto në fazën me eleminim direkt .

Objektivi kryesor  i romanëve mbetet kualifikimi për në Europë i cili sigurisht do të ketë vështirësitë e veta deri në fundin e sezonit .  Vetëm 3 pikë i ndajnë lacialët nga arritja në ketë stad por duhet të rrisin vigjilencën sepse një hap fals mund ti kushtojë shtrenjtë .  

Nëse përmbledhim  ecurinë e deritanishme , Kepa Arrizabalagas i leverdis kalimi në ‘’ Olimpico ‘’ sepse pavarësisht se do të fitonte një rol titullari do të kishte shumë mundësi për  mos t’iu larguar Europës .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy