
Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, tha zyra e shtypit e Departamentit të Brendshëm të qeverisë katalanase për CNN.
“Mund të konfirmojmë se lojtari është grabitur nga disa sulmues me armë, duke kërcënuar banorët”, tha zyra e shtypit.
Ndërsa një zyrtar i klubit të Barçës tha për CNN Sport se “Kishte një grabitje në shtëpinë e tij, por se lojtari është mirë".
Zyrtari i klubit të Barcelonës tha se Aubameyang, 33 vjeç, ishte me ekipin të dielën në mbrëmje në stadiumin Camp Nou për fitoren e tyre 4-0 ndaj Valladolidit.
Zyra e shtypit e policisë rajonale katalanase nuk pranoi të identifikonte emrin e viktimës, por tha se "ka pasur një grabitje me dhunë në një shtëpi në Castelldefels, një qytet afër Barcelonës, rreth orës 1 të mëngjesit me orën lokale".
Policia rajonale tha se sulmuesit "hynë në një shtëpi duke përdorur dhunën për të kryer një grabitje".
Disa raporte të shtypit spanjoll, duke cituar burime policore, thanë se sulmuesit kishin armë dhe se ata kërcënuan Aubameyang dhe gruan e tij.



