
Pas tentativave të njëpasnjëshme në lidhje me qëndrimin e Paulo Dybalas në ‘’ Olimpico ‘’ më në fund drejtuesit e Romës e kanë arritur qëllimin.
Argjentinasi do të jetë pjesë e ‘’ Verdhekuqve ‘’, të paktën deri në qershorin e 2027-tës i cili sigurisht vijon të jetë një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e Gian Piero Gasperinit.
Pretendentët cilësorë asnjëherë nuk kanë munguar, në veçanti Boca Juniors dhe Milani por golashënuesi ka vendosur të vijojë eksperiencën me ish fituesit e Conference Leagues.
Duhet theksuar se bomberi nga Kordoba ka pranuar reduktimin e rrogës vetëm për të vijuar nën drejtimin e ishi-t të Atalantës, ndër më cilësorët në Serinë A.
Nëse do të transferohej në ‘’ La Bombonera ‘’ ose ‘’ San Siro ‘’ do të konsiderohej ndër më të bujshmit gjatë merkatos verore.
Ky sezon po reflekton edhe njëherë se Romës i duhet një lojtar i këtij niveli, një ndihmë e padiskutueshme për ofensivën.
Edhe pse dëmtimet i kanë shkaktuar jo pak ulje-ngritje ‘’ La Joyas ‘’, karakteri kompetitiv vijon të jetë një shtysë për të dhënë maksimumin, në Itali dhe kompeticionet europiane.
3 gola dhe 5 asiste në 25 sfida numëron ish-i i Juventusit me një ndër ekipet më të rëndësishëm të Italisë.



