Marius Croitoru, trajneri i Botosanit, po bën jehonë në mediat sociale për shkak të reagimit të pazakontë në ndeshjen e fundit që ekipi i tij luajti të shtunën kundër Sepsi.
Kjo pasi kundërshtarët e barazuan 2-2 Botosanin në minutën e 95. Kjo situatë e mërziti tej mase trajnerin i cili fillimisht u shtri në tokë duke përplasur duart dhe më pas u fut në fushë duke iu bërtitur lojtarëve.
Croitoru u kërkonte llogari futbollistëve të tij përse nuk e larguan topin nga zona.



