
Fitimi i Europa Leagues për herë të parë në histori nga Villareali ka shënuar një risi në futbollin europian . Në mbrëmjen e djeshme ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ arriti të mposhtë me meritë Manchester United nga pika e bardhë e 11- metërshave pas rezultatit 1-1 gjatë 90 minutave . Me këtë sukses spanjollët u kualifikuan direkt për në fazën e grupeve të Champions Leagues në sezonin e ardhshëm dhe tashmë në kampin e tyre priten zhvillime të rëndësishme . Drejtuesit e Villarealit do ti përqëndrojnë forcat tek merkatoja e verës sepse konsiderohet një skuadër kampionësh dhe të mëdhatë e Europës do të hidhen në sulm për ti vjedhur lojtarët Unay Emerys . Një prej emrave më të spikatur gjatë kohëve të fundit është ai i mbrojtësit dhe njëkohësisht kapitenit Pau Torres që është lidhur ngusht me Manchester United dhe Real Madridin .
Mbërritja në Champions League ia ka sfumuar shpresat ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ sepse startimi i kompeticionit më prestigjoz për klube me etiketën e kampionit i jep një shije të veçantë Villarealit që ka thyer çdo parashikim në evenimentin e dytë për nga rëndësia . Në ‘’ La Ceramica ‘’ po mendohet për rinovimin e kontratës me 24 vjeçarin për arsye se është një element thelbësor i taktikave të Unay Emery pretendimi i të cilit është mos ta prishë këtë atmosferë të krijuar në ekipin nga Castellon .
Refuzimi i tyre do ti lërë edhe një herë me duar bosh kryeqytetasit që kishin shpresën e firmosjes me Pau Torres për ta forcuar linjën defensive por do ti duhet të fokusohen tek të tjerë lojtarë .
Në lidhje me këtë situatë ‘’ Los Blancos ‘’ nuk do të heqin dorë nga përpjekja në funksion të revolucionit të shumëpritur në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse asi nën mëngë i tyre quhet Jules Kounde . Pavarësisht peshës së rëndë që ka tek Villareali kjo situatë mund të perceptohet edhe si një lloj avantazhi për Chelsean dhe Manchester United që janë të gatshëm ta transferojnë në Premier League edhe pse kundërshtimi i Villarealit është llogjik sepse është një ndër elementët kyç të triumfit në Europa League.



