
Interi luan një ndeshje shumë të rëndësishme këtë të diel, teksa përballet me Juventusin në transfertë.
Një ndeshje e vështirë për ziklatërit, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të tentuar sërish fitimin e titullit kampion.
Në prag të kësaj sfide, për trajnerin e Interit Simone Inzaghi, vijnë lajme të mira nga infermieria. Mesfushori titullar, Marcelo Brozovic, ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë gati për përballjen me “Zonjën e Vjetër”.



