Scaloni, drejt rinovimit me Argjentinën

Scaloni, drejt rinovimit me Argjentinën

Traineri Lionel Scaloni vijon të befasojë prej vitesh tashmë nën drejtimin e Argjentinës.

47 vjeçari nga Pujato ka shkruar historinë me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ duke fituar dy herë Kupën e Amerikës, Botërorin e Katarit dhe Finalissiman.

Natyrisht që rrugëtimi i tij është mbështetur fuqishëm nga drejtuesit e Federatës me në krye Chiqui Tapian, të cilët janë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët në lidhje me rinovimin e kontratës.

Faktikisht disa klube në Europë kanë treguar interes për ish lojtarin e Deportivo La Corunas, i cili është i bindur se ka ende shumë për të dhënë tek tre herë kampionët e botës. 

Lionel Scalonin e presin sfida të rëndësishme në të ardhmen dhe një ndër to do të jetë mbrojtja e titullit në Botërorin e 2026-tës, kompeticion që do të zhvillohet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. 

Numri një i stolit ka formuar një ekip tejet kompetitiv, shumë të vështirë për çdo rival, i cili synon të përmirësohet në çdo sfidë. 

Argjentina do të jetë një ndër kandidatët potencialë për të përsëritur suksesin e 2022-shit dhe ecuria e deritanishme dëshmon se mbetet një rival nga i cili duhet patur kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy