
Chelsea akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit në lidhje me Frenkie de Jong . ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë planifikuar një ofertë rreth 80 milionë euro për Barcelonën, me shpresën se do të vendosë për ‘’ Stamford Bridgen ‘’ duke qenë se ka refuzuar së fundmi Manchester United .
Barcelona është e gatshme ti japë dritën jeshile largimit të ishi-t të Ajaxit, gjithmonë nëse kryeqytetasit e plotësojnë kushtin , të cilët duan ti vënë pikën sa më shpejt kësaj historie .
Mendohej se 25 vjeçari do të vijonte në ‘’ Camp Nou ‘’ por situata e rënduar e ‘’ Los Cules ‘’ në aspektin ekonomik e detyron Barcelonën ti hapë rrugën për ta kërkuar fatin në Premier League .
Një arsye më tepër është se së fundmi Frenkie de Jong e ka refuzuar reduktimin e pagës që i ka ofruar Joan Laporta dhe në kohën e mbetur të merkatos mund të bëhet një ndër protagonistët me transferimin tek ekipi i Thomas Tuchel .
Duke iu referuar situates kaotike të kuq e bluve , shitja e Frenkie de Jong do të ishte një frymëmarrje për ta pasi do të shmangnin edhe rrogën e perlës hollandeze i cili nuk ka mundur ta bindë Xavi Hernandezin në një pozicion ku ish kampioni i Europës dhe botës në të kaluarën u konsiderua ndër më të mirët.



