Sfidë e ashpër në Premier League për Sandro Tonalin

Sfidë e ashpër në Premier League për Sandro Tonalin

Ecuria shumë e mirë e Sandro Tonalit e ka vënë seriozisht në dyshim qëndrimin në ‘’ St James Park ‘’.

Italiani është shëndërruar në një referent tek Newcastle, për të cilin nuk kanë munguar pretendentët cilësorë. 

Në Premier League do të zhvillohet një sfidë e ashpër për mesfushorin ndërmjet Manchester City-t, Manchester United dhe Arsenalit. 

25 vjeçari ka ditur të bëjë diferencën në një ndër kampionatet më prestigjozë të kontinentit të vjetër dhe do ti duhet ta analizojë me detaje hapin e rradhës në karrierë. 

Bëhet fjalë për tre ekipe cilësorë dhe potentë në aspektin ekonomik, ç’ka e bën edhe më të rëndësishëm vendimin e Sandro Tonalit. 

Duhet thënë se drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ e tentuan ishi-n e Milanit edhe gjatë dimrit por sigurisht krerët e anglezëve insistuan për qëndrimin e tij. 

Presidenti Yasir Al-Rumayyan pretendon të arkëtojë jo më pak se 100 milionë euro për shërbimet e tij në sajë të kontributit të dhënë gjatë tre sezoneve. 

Do të jetë pa dyshim e vështirë për pretendentët ta arrijnë qëllimin dhe s’duhet anashkaluar fakti se fantazisti nga Lombardia do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës i cili në sezonin aktual numëron 3 gola dhe 7 asiste në 47 sfida.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy