Zyrtare, Tottenham shkarkon trajnerin Antonio Conte

Zyrtare, Tottenham shkarkon trajnerin Antonio Conte

Antonio Conte nuk është më trajneri i Tottenham. Klubi ka njoftuar shkarkimin e teknikut italian.

Një vendim ky që pritej prej kohësh, duke parë marrëdhëniet aspak të mira mes trajnerit me lojtarët dhe drejtuesit.

Në vijim, “Spurs” do të drejtohen nga Stellini, i cili do të qëndrojë deri në fund të sezonit dhe më pas do të zgjidhet një tjetër trajner.  

"Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Champions League në sezonin e parë të Antonios në klub. Falënderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen.

Cristian Stellini do të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmëstrajner", thuhet në njoftimin e klubit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy