Juventus, ofertë për Lucas Vazquez

Juventus, ofertë për Lucas Vazquez

Orët e fundit drejtuesit e Juventusit kanë startuar kontaktet me ato të Real Madridit për blerjen e Lucas Vazquez, lajm i bërë me dije nga Gianluca Di Marzio. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të provojë veten në Conference League në sezonin vijues dhe spanjolli ka treguar në të kaluarën tek ‘’ Galaktikët ‘’ se mund të jetë shumë efektiv në prapavijë dhe në ofensivë , fakt i cili i ka bindur torinezët për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’. Ish rekordmenët e Scudettos janë të gatshëm të ofrojnë afro 7 milionë euro për 32 vjeçarin , i cili e përfundon kontratën me kryeqytetasit në 30 qershorin e 2025-sës . Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë ishi i Espanyolit, i cili ka mundësinë për të luajtur në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës , tek një ekip i cili bëri ligjin në të kaluarën . Duhet theksuar se përshtatja e Lucas Vazquezit në disa pozicione ia ka tërhequr vëmëndjen teknikut Massimiliano Allegri, nën drejtimin e të cilit Juventusi dominoi në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy