Eliminimi nga Kupa e Italisë, në fazën e 1/32, nuk është pritur mirë nga tifozët e Sassuolo. Këta të fundit u eliminuan nga skuadra e Serie B, Modena, pasi i mposhtën 3-2.
Pas ndeshjes, disa prej tifozëve të Sassuolo, kanë ofenduar në rrugë kapitenin e skuadrës së tyre, Domenico Berardi.
Pas ofendimeve të marra, sulmuesin nuk e kanë mbajtur nervat dhe menjëherë ka reaguar, duke shkuar të përplaset me ta.
Kanë qenë personat e pranishëm aty, që kanë ndërhyrë për të ndaluar një përshkallëzim të situatës, që mund të kishte pasoja të mëdha.



