Juventus : Dy opsione për mbrojtjen

Juventus : Dy opsione për mbrojtjen

Rikthimi aty ku duhet sigurisht do ti kushtojë shumë punë Juventusit , skuadër që në këtë fund merkatoje dha për të kuptuar se mund të arrijë çdo objektiv. Massimiliano Allegri ja njeh shumë mirë pikat e dobëta bardhezinvje dhe në këtë aspekt e ka zhvendosur vëmëndjen tek mbrojtja , aty ku italianët nuk e kanë bindur aspak.  

Antonio Rudiger dhe  Andreas Christensen janë bërë pjesë e planeve të ishi-t të Milanit i cili asnjëherë më parë nuk ka përjetuar një situatë të tillë , aq më pak  tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ që ka mbretëruar absolutisht Serinë për 9 sezone rradhazi .

Mirëpo  gjuha e futbollit flet ndryshe dhe është gati e pamundur që të vijohet në këtë rrugë nëse nuk shoqërohet me goditje cilësore në momentin e duhur dhe torinezët kanë reaguar përpara se të jetë tepër vonë.

Diferencat në këtë sport janë shkurtuar shumë dhe kundrakohët konsiderohen një barrierë shumë e madhe për progresin e mëtejshëm dhe  Massimiliano Allegri kërkon të ketë në dispozicion lojtarë shumë kompetitivë që vinë nga sukseset me skuadrat respektive. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë dukshëm favoritë për të udhëtuar drejt ‘’ Allianz Stadium ‘’ por duke qenë se përfqësojnë ngjyrat e Chelseat , natyrisht që rezistenca e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ do të jetë shumë e fortë për të mos i ulur pikët drejt vijimësisë .

Një aspekt që i disfavorizon italianët është se Thomas Tuchel i konsideron si pilarë të prapavijës të cilët kontribuan në fitimin e Champions Leagues për herë të dytë në histori por gjithsesi s’duhet lënë pa u përmendur edhe fakti se e përfundojnë kontratën me anglezët  në fundin e sezonit dhe merkatoja verore mund të shkaktojë risi në karrierën e tyre .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy