Dede: Në Tiranë janë zhdukur fushat, nuk më vjen mirë kur kolegët janë në presion

Dede: Në Tiranë janë zhdukur fushat, nuk më vjen mirë kur kolegët janë në presion

Trajneri Nevil Dede, ka komentuar ngjarjet e fundit, lidhur me përplasjet mes FSHF dhe personave të qeverisë në pushtet. Në fjalët e tij, Dede deklaroi se nuk është mirë kur kolegët e tij janë në presion.

Më tej ai shtoi se në Tiranë janë zhdukur disa fusha, diçka për të cilën tha se nuk ndihet mirë.

Nuk na vjen mirë kur dëgjojmë të tilla retorika. Ne jemi për Fair-Play. Në 30 vite, shumë gjëra në Shqipëri nuk janë në lartësinë e duhur dhe sporti nuk mund të përjashtohet këtu. Futbolli bën krenar këtë popull. Ndihem keq për retorikën e përdorur. Unë nuk jam marrë kurrë me politikë dhe nuk më vjen mirë që kolegët e mi të jenë në presion.

Çdo gjë vërtitet rreth politikës në vend. Ne çunat e Tiranës kemi lindur dhe jemi rritur në disa fusha, të cilat tashmë janë zhdukur. Janë mbi 10-11 fusha që janë zhdukur dhe nuk më vjen mirë.”, u shpreh Dede.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy