Manchester United ka marrë një fitore të frikshme këtë javë të Premier League pasi sot ka shkatërruar me shifrat 6-2 Leeds United.
‘Djajtë’ e kuq që në minutën e tretë të ndeshjes patën realizuar dy gola falë mesfushorit McTominay. Më pas Fernandes dhe Lindelof plotësuan pokerin e pjesës së parë. Në të dytën Daniel James dhe Fernandes sërish vulosën shifrat përfundimtare të takimit.
Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit, ndërsa ka një ndeshje më pak se rivalët.



