
Barcelona është drejt arritjes së suksesit të rradhës në merkato . Katalanasit prej kohësh janë shprehur të pakënaqur me Miralem Pjanic i cili tashmë nuk bën më pjesë në planet e Ronald Koeman për të ardhmen . Rikthimi i Massimiliano Allegrit tek Juventusi i ka vënë pikat mbi i tek kjo skuadër e cila u penalizua me largimin e italianit.
Një fakt që i jep më shumë fuqi largimit të boshnjakut nga ‘’ Camp Nou ‘’ është se nuk u përfshi në ndeshjen miqësore kundër Salzburgut dhe sipas Mundodeportivos situata favorizon ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në lidhje me rikthimin e ish nxënësit të tij në Torino.
Transferimi në Katalunjë ngjalli shumë entuziazëm por koha e ka treguar se ishte një ndër më të dështuarit në historinë e ‘’ Los Cules ‘’ dhe tashmë do të ketë mundësinë për ti vënë kapakun eksperiencës së dështuar me qëllimin e rikuperimit të formës tek Juventusi , skuadër që do të kërkojë t’ia rrëmbejë menjëherë titullin e fituar Interit .
Me 30 ndeshje të ndara këto në 1295 minuta , 31 vjeçari s’ka treguar pothuajse asgjë dhe e ka detyruar trainerin hollandez ti tregojë daljen .
Favori i tij në këtë rast do të jetë njohja e Serisë A për shkak të eksperiencave të mëparshme në të cilat mund të përmendim edhe ate me Romën dhe gjithashtu faktin se do të drejtohet nga Massimiliano Allegri , trainer që ka rezultuar një frikë konstante për çdo kundërshtar të Serisë A dhe më gjerë në sezonet e fundit .



