Real Madridi: Tjetër kandidat për portën

Real Madridi: Tjetër kandidat për portën

Merkatoja po afrohet dhe pas një sezoni për tu mbajtur mend , Real Madridi nuk po  e shpërqëndron për asnjë moment vëmëndjen nga kjo periudhë .

‘’ Galaktiket ‘’ fituan me shumë meritë La Ligan dhe Champions Leaguen dhe synojnë të përsërisin suksesin në të ardhmen por fillimisht duhet të japin maksimumin gjatë transferimeve .

Gabriel Slonina është zgjedhja e rradhës e spanjollëve pasi konsiderohet zëvëndësuesi ideal në momentin që Thibaut Courtois nuk do të jetë i gatshëm për Carlo Ancelottin .

18 vjeçari vijon të impresionojë tek Chicago Fire në Major League Soccer dhe ia ka bërë me dije agjentit të tij se dëshiron të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe shpreson  që akordi të arrihet në ditët vijuese :

 “ Shpresojnë në arritjen e kësaj marrëveshje. Gabriel ka punuar fort dhe e meriton interesin e një klubi si Real Madridi . Me prezencat e bëra mund të them se është afër realizimit të ëndërrës “ , përfundoi agjenti i Gabriel Sloninas . 

Pavarësisht se është në fillimet e tij , ky portier konsiderohet ndër më premtuesit për të ardhmen dhe ‘’ Los Blancos ‘’ besojnë se do t’ia vënë në dispozicion Carlo Ancelottit  i cili fitoi dy trofe me shumë peshë dhe ka privilegjin e çdo peticioni gjatë merkatos .

Real Madridi si gjithmonë do të luftojë në të gjitha frontet në sezonin vijues, veçanërisht në Champions League dhe Primera Division sepse me çdo kusht duhet të mbrojë titujt e fituar dhe asi nën mëngë i kryeqytetasve është pikërisht ishi i Milanit , trainer si pak të tjerë në kontinentin e vjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy