Barcelona presion Realit të Madridit

Barcelona presion Realit të Madridit

Barcelona ka kaluar për herë të parë pas shumë javësh në vendin e dytë të La Ligës, për t'i dërguar një mesazh të qartë Real Madridit kryesues.

Katalanasit mposhtën bindshëm 4-0 Getafen në shtëpi, për të parakaluar Gironën dhe për të shkurtuar në 5 pikë diferencën me Los Blankos.

Në Angli, pretendentët për titull nuk gabojnë. Mançester Siti iu fal golit të Foden në transfertën e Burnmuth që rezultoi e vështirë. Megjithatë të besuarit e Guardiolës rezistuan deri në fund duke dalë me 3 pikë.

Arsenal nuk e diskutoi fitoren ndaj Njukasëll. 4-1 përfundoi sfida në Emirates. Me këto sfida të zhvilluara të shtunën, Liverpul vijon të mbetet në krye, një pikë më pak ka Siti dhe 2 pikë m pak Topçinjtë e Londrës.

Bajerni i Mynihut nuk dorëzohet në misionin e vështirë për të kapur Bajer Leverkusenin në Bundesligë. Bavarezët morën një fitore karakteri ndaj Lajcpig. Golat u shënuan nga Hari Kejn, një prej të cilëve në fund të sfidës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy