Arsenal ka shënuar një fitore të rëndësishme, duke mposhtur me rezultatin 3-1 Stoke Cityt.
‘Topçinjtë’ Arsen Wenger kanë marrë një fitore të madhe për t’u bërë lider të Premier League me 34 pikë, pasi kanë fituar me golat e Theo Walcott në minutën e 42, dhe Mesut Ozil në të 50.
Golin e tretë për skuadrën në “Emirates” e shënoi Alex Iwobi në të 75, ndërsa për Stoke shënoi Charlie Adam (29’).
Në këtë ndeshje luajtën edhe tre futbollistë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi për vendasit dhe Xherdan Shaqiri për Stoke City.
Tani Arsenal pret i qetë ndeshjet e tjera I vetëm në krye të klasifikimit.
Rezultatet e Premier League
Watford 3 - 2 Everton
Arsenal 3 - 1 Stoke City
Burnley 3 - 2 AFC Bournemouth
Hull City 3 - 3 Crystal Palace
Swansea City 3 - 0 Sunderland



