Inter synon Nandez

Inter synon Nandez

Interi domosdoshmërisht kërkon të përforcohet në merkaton e dimrit për të mos u larguar nga titujt .  Simone Inzaghi ka theksuar se pëlqen mesfushorin e Cagliarit Nahitan Nandez  i cili momentalisht konsiderohet ndër më të mirët e Calcios dhe ky fakt është një krenari më vete  për këtë skuadër .

 Me një ekonomi drejt ringritjes  , zikaltërit duan të pasurohen me blerjen e 25 vjeçarit sepse vlerësojnë kompromisin me këtë skuadër të dorës së dytë që i ka hapur rrugën për ti dhënë një tjetër drejtim karrierës .  Sipas ‘ FcInterNews ‘’ , kampionët në fuqi të Serisë A prej sezonesh po e ndjekin  Nahitan Nandez-in dhe mendojnë se ka ardhur momenti për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ .

Pavarësisht emrit të madh dhe mundësive reale për të arritur objektivat në merkato  , Interit i duhet ti bëjë dalje lojtarëve që nuk llogariten nga Simone Inzaghi dhe gishti i është vënë  Matias Vecinos .

  Kuq e blutë kanë paracaktuar shifrën që arrin 20 milionë eurot dhe shitja e bashkombasit të tij do ti shtonte shanset për të firmosur me ishi-n e Boca Juniors . 

Jo vetëm përpjekjet e Interit vlerësohen në këtë histori por edhe ato të mesfushorit  nga Maldonado i cili beson se ka ardhur momenti për të përfaqësuar ngjyrat e një skuadre me emër . Si duket insistimi i  Cagliarit për qëndrimin e Nahitan Nandez do të jetë i  kotë sepse vendimi i uruguajanit është më i fortë se rezistenca e italianëve sepse jemi përpara një interesi që s’të vjen shumë herë gjatë karrierës .

Sezoni aktual bëhet i treti në Sardenjë ku e ka konfirmuar se është një ndër peshat e rënda të mesfushës duke e kanalizuar kontributin në 11 ndeshje dhe 1 asist por merkatoja e janarit e cila është pas derës duke marrë parasysh objektivat e Nahitan Nandez mund të finalizojë  eksperiencën tek  ishullorët .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy