Gazetari Gerti Çarçani për përballjen e kombëtares shqiptare të martën me Gjeorgjinë për Ligën e Kombeve thotë se statistikat janë kokëforta dhe se Gjeorgjia nuk ka fituar kurrë në Shqipëri dhe Shqipëria asnjëherë në Gjeorgji.
Për “MCN Informacion” ai u shpreh se nesër Gjeorgjia është test shumë i vështirë, por aspak i pamundur, me stadiumin që do jetë i mbushur plot.
Shqiptarët vijojnë të tërbohen duke kërkuar një biletë, mundësitë janë, skuadra është.
Ne fituam vërtetë në prag me Ukrainën, i takon Silvinjos, i cili edhe pse u kryqëzua për listën e lojtarëve që mori, por e nisëm me tre pikë.
Një fitore nesër do na bënte më komod, por edhe një pikë do na bënte mirë.
Duket se nuk është e thjeshtë ta kalosh skuadrën shqiptare, jo vetëm nga ndeshjet e europianit.
Është një skuadër që merret seriozisht, janë lojtarë që luajnë jashtë nëpër liga të ndryshme dhe jo rastësisht përmbysja me Ukrainën mund të shprehet.
Gabime pafund, mbrojtja fund ujë.
Të shohim nesër Gjeorgjinë që e eliminoi Republikën Çeke vetëm para pak ditësh.



