Nuk ka më dyshime, David Alaba, është lojtari më i ri i Real Madrid. Ka qenë vetë klubi madrilen, që ka njoftuar afrimin e mbrojtësit austriak. Futbollisti 28-vjeçar do firmosë me Realin pas 30 qershorit, datë kur i përfundon edhe kontrata me Bayern Munchen dhe do të jetë një lojtar i lirë.
Pasi ishte thënë prej kohësh se kishte arritur marrëveshjen me klubin spanjoll, tashmë këta të fundit kanë zyrtarizuar gjithçka, duke shuar të gjitha dilemat. Alaba do të firmosë për 5 sezone me “Los Blancos” dhe është një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, ku madrilenët kërkojnë të rikthehen te sukseset dhe trofetë.



