Joselu, prioritet për Manchester United

Joselu, prioritet për Manchester United

 Tek Manchester United po punohet fort duke qenë se jemi afër fillimit të merkatos së verës.

‘’ The Red Devilsat ‘’ besohet se do të jenë protagonistë, të avantazhuar edhe nga potenciali në aspektin ekonomik.

Për Erik Ten Hagun prioritet mbetet fuqizimi i sulmit, i cili ka mbetur i impresionuar me sezonin që po zhvillon Joselu.

Spanjolli është shëndërruar në një ndër më të rrezikshmit në kontinentin e vjetër, determinant në gjysëmfinalen kundër Bayern Munchenit me dy golat e shënuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të cilët i dhanë mundësinë Real Madridit të zhvillojë një tjetër finale, këtë herë kundër Borussia Dortmundit.

Aktualisht, 34 vjeçari është i huazuar tek kryeqytetasit nga Espanyoli deri në 30 qershor por interesi i një klubi si 20 herë kampionët e Premier Leagues natyrisht mund ta ndryshojë rrjedhën e historisë.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Anglezët i kanë ofruar 5 milionë euro në sezon golashënuesit por gjithsesi duhet të merret në konsideratë fakti se traineri Carlo Ancelotti e shikon pjesë të madrilenëve edhe në të ardhmen.

Joselu premton shumë për vijimësinë, i cili ka lënë gjurmë edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

Insistimi i drejtuesve të Manchester United i detyron ato të ‘’ Los Merengues ‘’ për të marrë një vendim inmediat për ishi-n e Deportivo Alaves, i cili në sezonin aktual numëron 18 gola në 48 sfida.

Do të jetë shumë e vështirë arritja e këtij objektivi pasi njëkohësisht ‘’ Los Blancos ‘’ do të mundohen të evitojnë përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy