Pretendentë cilësorë për Joshua Zirkzee

Pretendentë cilësorë për Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee është shëndërruar në sezonin aktual një ndër sulmuesit më të mirë jo vetëm të Italisë por edhe Europës.

Hollandezi e ka ndihmuar Bolognan me 10 gola dhe 5 asiste në 28 sfidat e deritanishme, ekip i cili me shumë gjasa do të jetë pjesëmarrës në kompeticionet më prestigjozë në sezonin vijues.

Falë paraqitjeve dinjitoze nën drejtimin e Thiago Motas, vlera e kartonit të 22 vjeçarit momentalisht i arrin 40 milionë eurot dhe tashmë janë tre ekipe të interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Eshtë fillimisht Arsenali dhe traineri Mikel Arteta e konsideron një zëvëndësues ideal për Gabriel Jesus, i cili mund ti japë lamtumirën ‘’ Emirates ‘’ në fundin e sezonit.

Përgjithësisht ‘’ The Gunners ‘’ po zhvillojne një performancë për tu duartrokitur, e reflektuar me kryesimin e Premier Leagues, tre javë përpara përfundimit.

Por edhe Juventusi do të jetë një rival i cili përbën një kërcënim në lidhje me ishi-n e Anderlecht.

Massimilliano Allegri e ka analizuar me detaje lojën e golashënuesit dhe mendon se mund të formojë një dyshe shumë të frikshme me Dusan Vlahovic në të ardhmen.

S’duhet harruar as Milani, skuadër e cila s’do të ketë më në përbërje Olivier Giroud, lojtar që mesa duket do të vijojë karrierën në Major League Soccer, tek Los Angeles.

Joshua Zirkzee premton shumë, për të cilin do të jetë një garë tejet emocionuese, gjatë një periudhe determinante për çdo ekip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy