
Elton Cale ka zgjedhur skuadrën e re për të vazhduar karrierën pas largimit nga Tirana. Në sezonin e ri, futbollisti brazilian do të jetë pjesë e Gjilanit në Kosovë. Ka qenë vetë klubi gjilanas, që nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me 32-vjeçarin.
Cale ka firmosur një kontratë 2 vjeçare, teksa do të jetë pjesë e Gjilanit deri në verën e vitit 2023. Braziliani largohet kështu nga Kategoria Superiore, aty ku luante nga viti 2017, teksa ka qenë pjesë e Kukësit, Flamurtarit dhe së fundmi te Tirana.
Braziliani shihet si një goditje e madhe te Gjilani, me trajnerin Ismet Munishi që përforcon skuadrën, për të tentuar titullin kampion sezonin tjetër.



