Plori: Arbitrat kanë ndikuar në rezultat, duhet të fitojmë ndaj Kukësit

Plori: Arbitrat kanë ndikuar në rezultat, duhet të fitojmë ndaj Kukësit

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori ka folur para mediave, në prag të sfidë që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Kukësit, në një sfidë direkte për një vend në Europë.

Tekniku shkodran u shpreh se e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe duhet me çdo kusht që skuadra e tij të fitojë.

Duke parë situatën, mendoj se do të jetë një sfidë interesante pasi pretendojmë Europën. Duke parë ngjeshjen e skuadrave për Europë është shumë interesante e do të jetë një ndeshje e bukur për të gjithë, por shpresojmë që të fitojmë. Duhet të fitojmë nesër, e kemi vlerësuar Kukësin, por kemi mundësi edhe ne. Duhet të jemi me këmbë në tokë, por duhet të shtojmë entuziazmin për të shënuar. Është vendimtare si ndeshje sepse është një ndeshje direkte.

Kemi gabuar shumë para porte pasi kishim raste para porte. Dinamo ka bërë keq në ndeshjet e futbollit, por ka dhuruar dhe ka luajtur futboll. Ndaj nesh luajtën futboll, por gabuam ne dhe mund të ishim më mirë në renditje. Po vuajmë për të shënuar gol. Ishim entuziast, por nuk patëm as fat. Po të jepej ajo penalltia, gjithçka mund të ndryshonte.

Duhet të mendojmë për atë vend që të dërgon në Europë. Nëse vëmë re Kukësi, Partizani dhe ne kemi gabuar. Ekipet janë njësoj dhe presioni për Europën të bën të gabosh. Duhet të ruajmë qetësinë për të marrë më të mirën e lojtarëve.

Plori foli gjithashtu edhe për arbitrat, për të cilët tha se e kanë dëmtuar Vllazninë këtë sezon dhe kanë ndikuar në rezultat.

Të them të drejtën janë bërë shumë gabime të arbitrave. Ne analizojmë çdo ndeshje dhe pavarësisht gabimeve tona, janë edhe gabimet e arbitrave që kanë ndikuar në rezultat, jo vetëm tani, por edhe më përpara. Për Dinamon ishte ndeshja e fundit që shpresonte të qëndronte në Superligë dhe një Vllazni që lufton për Europën, e gjyqtari nuk merr mundimin ta shikojë në VAR. Është një problem pasi edhe ndeshja me Skënderbeun shkoi kështu, edhe ndaj Teutës po kështu edhe me Kastriotin. Duhet të jemi të drejtë pasi jemi penalizuar dhe po ndikojnë në rezultat. Nuk mund të them që janë orientim nga lart, mund të jenë edhe gabime nuk mund të them asgjë, por ato raste ndikojnë pasi diferencat janë të vogla te skuadrat tona

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy