Përleshje mes tifozëve të Seviljas dhe Juventusit në Spanjë

Përleshje mes tifozëve të Seviljas dhe Juventusit në Spanjë

Të paktën një tifoz i Juventus-it ka mbetur i plagosur me thikë pas përleshjes, së një grupi tifozësh italian me një grup ultras të Seviljes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në qytetin spanjoll, ku sot në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja Sevilja-Juventus, e vlefshme për fazën në grupe në Chapmions League. Të dyja skuadrat si ajo italiane dhe ajo spanjolle do të luajnë sot për vendin e parë në grup.

Tifozi, emri i të cilit, nuk bëhet publik u transportua menjëherë në spital, ndërkohë që edhe disa bashkëkombës të tjerë u plagosën lehtë, por u mjekuan në vend pa u shtuar në spital. Sipas burimeve paraprake, rreth dhjetë tifoz italian të Juventusit ishin duke pirë diçka në barin, El Papelón de Reyes Católicos. Aty pranë i afrohen disa tifozë spanjoll të Seviljas, duke bërtitur, “Huligans Sevilja” dhe më pas ka nisur përleshja. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila shoqëroi disa persona në komisariat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy