Pas reagimeve të shumta të tifozëve, drejtuesit e Erzenit kanë bërë prapakthehu për kapitenin Rejnaldo Troplini.
Këtij të fundit iu bë e ditur largimi, pasi iu tha se nuk ishte në planet e skuadrës për sezonin e ri, që do të luajnë në Superiore.
Menjëherë pas kësaj, ka pasur një reagim të madh nga tifozët shijakas, të cilët kanë dalë kundër klubit dhe paralajmëruan se nuk do të shkojnë në stadium gjatë kampionatit për t’i mbështetur.
Kjo ka bërë që drejtuesit e Erzenit të reflektojnë dhe kanë vendosur të rikthejnë në skuadër kapitenin Troplini, i cili me besnikërinë e tij ndaj skuadrës së qytetit, ka fituar edhe zemrat e tifozëve.



