
Ndër vite reparti i prapavijës është konsideruar një ndër më të dobtit e Barcelonës dhe në çdo merkato prioriteti i drejtuesve është përforcimi i tij .
Duke patur parasysh se anësori Jordi Alba është drejt fundit të karrierës, ‘’ Los Cules ‘’ po planifikojnë ndërhyrje cilësore gjatë verës për ti garantuar Xavi Hernandezit elementë bindës gjatë vijimësisë.
Alejandro Grimaldo vijon të mos i shpëtojë syve të mprehtë të Jordi Cruyff , për të cilin kuq e blutë do të masin forcat me Juventusin.
Nevoja për tu përmirësuar në këtë aspekt është shumë e madhe dhe ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ ka deklaruar se e mirëpret bashkombasin në ‘’ Camp Nou ‘’ .
Gjatë verës së kaluar , ‘’ Blaugranët ‘’ kuptuan se nuk do ta kenë të lehtë sepse ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ të befason atëherë kur nuk e pret por avantazhi për ta është se drejtuesit e Benfikës janë shprehur të gatshëm të negociojnë për largimin e 27 vjeçarit nga ‘’ Estadio Da Luz ‘’.
Eshtë e qartë se do të jetë një sfidë titanësh por ekipi që do të plotësojë kërkesat e gjigandëve të Portugalisë , parashikohet se do të përforcohet me mbrojtësin nga Valencia.
E kaluara tek Barcelona B thekson një informacion të detajuar mbi lojtarin në fjalë por duhet parë se çdo të ndodhë deri në fundin e sezonit , i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Alejandro Grimaldos .



