Haaland e ka të qartë : Reali ose Barcelona

Haaland e ka të qartë : Reali ose Barcelona

 Protagonizmi i Erling Haaland në lidhje me merkaton e verës vazhdon të dominojë në skuadrat e mëdha europiane .  Edhe pse shumë skuadra janë të interesuara për të përfituar shërbimet e norvegjezit , si duket orët e fundit i kanë shërbyer  për të reflektuar për të ardhmen dhe ka marrë një vendim të rëndësishëm . 

Sipas Esport3 golashënuesi  ka shprehur dëshirën për tu bërë bërë pjesë e Real Madridit ose Barcelonës  të cilët  mbeten favoritët kryesorë të perlës së Dortmundit . Ky fakt nënkupton një duel të ashpër ndërmjet krerëve të presidencave respektive si Florentino Perez dhe Joan Laporta për ti dhënë një herë e mirë fund kësaj ëndërre që duket sikur asnjëherë nuk do të ketë fund . 

Progresi i deritanishëm ia mban të hapur derën për tu shëndërruar në një ndër lojtarët më të mirë të botës në të ardhmen , fakt i cili do ta pasurojë ndjeshëm skuadrën që do të ketë fatin ta ketë në organikën e saj .   Sulmuesi i lindur në Leeds vazhdon të thyejë të gjitha parashikimet e mundshme në rast se merren parasysh 20  vitet që mban mbi supe sepse sezoni aktual vazhdon ti buzeqëshë   për arsye se  në 31  ndeshjet me fanellën e ‘’ Verdhezinjve ‘’ ka gjetur në 33 raste rrugën e rrjetës ,  statistika që e shëndërrojnë figurën e tij në shumë të preferuar në kontinentin e vjetër .

 

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy