Juventus insiston për Agueron

Juventus insiston për Agueron

Futja në luftë për Sergio Agueron ia ka tjetërsuar ritmin Juventusit , skuadër që kërkon me çdo kusht ta ketë pranë saj  për sezonet vijuese.  Sipas ‘’ Tuttosport “  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk mendon të dorëzohet në asnjë mënyrë për të përfituar shërbimet e argjentinasit për të cilin aktualisht luftojnë skuadrat më të njohura të Europës. 

Megjithatë fillimisht bardhezinjtë duhet të zgjidhin çështjen Morata e cila ka marrë një rendesi të veçantë gjatë ditevë të fundit sepse në rastin e transferimit të Sergio Agueros në ‘’ Allianz Stadium ‘’ , spanjolli do të detyrohej të bënte gati valixhet për rikthimin në Madrid. Nëse  krahasojmë  këto lojtarë ,  ‘’ El Kun ‘’ do ti rezultonte një operacion më i vlefshëm sepse kontrata me Manchester City-n përfundon në fundin e këtij sezoni, ndërsa  për Alvaro Moratën çështja do të ishte ndryshe . 

Riparimi i skuadrës mbetet një obsesion i drejtuesve  torinezë sepse do të kërkojnë me çdo kusht ti japin fund kalvarit të përjetuar në sezonin aktual i cili me shumë gjasa mund ta lërë pa fitimin e titujve të pretenduar . Ditët e ardhshme do të jenë shumë përcaktuese për arritjen e një konluzioni  dhe do të jenë krerët e presidencës  Pavel Nedved dhe Andrea Agnelli , veprimet e të cilëve do të përcaktojnë në mënyrë më të qartë çështjen në fjalë që është shëndërruar  ndër më të rëndësishmet e momentit në lidhje me merkaton  .

Edhe pse largimi nga ‘’ Etihad Stadium ‘’ është i vulosur , humbja e protagonizmit me ‘’ Citiziens ‘’ vazhdon të mbetet një njollë në karrierën e ishi-t të  Indipendiente Avellanedas dhe Atletico Madridit  sepse sezoni aktual konsiderohet si një ndër më të vështirët e karrierës brilante të 32 vjeçarit .

 

       

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy