Milani drejt rinovimit me Ibrahimovich

Milani drejt rinovimit me Ibrahimovich

Muajt e fundit çështja e rinovimit të Zlatan Ibrahimovich është shumëpërfolur por tashmë Milani duket se është në rrugën e drejtë për konkretizimin e tij  . Me 39 vite mbi supe rendimenti i suedezit është përmirësuar ndeshje pas ndeshje dhe e ka  shëndërruar figurën e tij në të domosdoshme për arritjen e suksesve .  

Kjo situatë e ka përshpejtuar marrjen e vendimit nga drejtuesit e tyre  për të besuar edhe më gjatë tek kontributi i 39 vjeçarit  dhe ashtu siç është raportuar edhe nga e famshmja italiane  Skysports  ditët vijuese do ti vënë kapakun kësaj historie dhe kuqezinjtë do të shijojnë kontributin e vyer  të  golashënuesit të mirënjohur . Në klauzolën e kontratës së re  rroga e tij prej 7 milionë eurosh në sezon do të mbetet e pandryshuar por benefitet e Milanit  do të jenë evidente për arsye se Zlatan Ibrahimovich mbetet një emblemë për këtë institucion. Aktualisht sulmuesi i lindur në Malmo është referenca kryesore e skemave të Stefano Piolit në repartin e avancuar dhe pavarësisht se ka shënuar  17 gola në 24 ndeshje të zhvilluara i ka ndihmuar mjaftueshëm shokët e skuadrës për të qënë në nivelin e duhur në çdo ndeshje .  

Nëse merret parasysh mosha e tij mund të shtohet se Zlatan Ibrahimovich është duke përjetuar një freski fizike impresionuese që ndikon automatikisht në gjetjen e rrjetave kundërshtare .  Pavarësisht se ndodhen 8 pikë larg rivalëve të përjetshëm të tyre  në luftën për fitimin e Scudettos , Stefano Pioli ka ditur të gjejë skemat e duhura për ta rikthyer Milanin në kohët e suksesit , rrugë e cila do të ketë shumë punë përpara  sidomos me pjesëmarrjen në Uefa Champions League gjatë sezonit të ardhshëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy