
Barcelona është shumë afër rinovimit të kontratës me talentin e skuadrës, Ansu Fati. Ky i fundit nga shumë tifozë të katalanasve, apo edhe vetë drejtuesve, shihet si një pasardhës i Leo Messit, i cili u largua në merkaton e verës.
Kontrata e sulmuesit skadon në fund të sezonit dhe drejtuesit kanë nisur bisedimet për rinovimin e saj. Sipas mediave spanjolle, marrëveshja duket shumë afër dhe pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
Kujtojmë se Fati ka marrë numrin 10 te Barcelona, një numër që deri në fund të sezonit të kaluar e mbajti pikërisht Messi.



