Real Madridi mendon për Joao Felix

Real Madridi mendon për Joao Felix

  E ardhmja në dyshim e Karim Benzemas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , në adresën e të cilit së fundmi ka mbërritur një ofertë tunduese nga Arabia Saudite , e cila me shumë gjasa do ti vërë pikën eksperiencës në kryeqytetin spanjoll, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit për ti gjetur një zëvëndësues.

Sipas Fabrizio Romanos , Joao Felix është bërë pjesë e planeve të ‘’ Galaktikëve ‘’ , objektivi i të cilëve sigurisht vijon të mbetet Kylian Mbappe dhe Erling Haaland por duke patur parasysh rëndësinë e tyre në ekipet respektive , ish kampionët e Champions Leagues s’duan të mbesin me duar bosh në merkaton e verës.

Flitet se ky akord mund të arrihet ose me formulën e huazimit ose me blerjen e kartonit të portugezit.

23 vjeçari numëron 4 gola në 20 sfidat e zhvilluara me Chelsean gjatë këtij sezoni, skuadër e cila ka patur një performancë për tu harruar dhe pas shumë vitesh nuk arriti të kualifikohej për në kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy