Liga e Kombeve, zbulohet kalendari për ndeshjet e Shqipërisë

Liga e Kombeve, zbulohet kalendari për ndeshjet e Shqipërisë

Pasi mësoi kundërshtarët në Ligën e Kombeve, tani Shqipëria është njohur edhe me kalendarin për 6 ndeshjet e grupit.

 Në Ligën B, shorti vendosi Shqipërinë në Grupin B2, së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Katër ndeshjet e para do të luhen në muajin qershor, me një kalendar mjaft të ngjeshur, pasi 4 ndeshje do të zhvillohen brenda 14 ditëve.

Fushata eliminatore e Kombëtares shqiptare do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi. Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipërinë udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën më 27 shtator 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy