
Performancat e Guido Rodriguez me Real Betisin e kanë shëndërruar mesfushorin në një opsion për Barcelonën në merkato.
Largimi i Sergio Busquets thekson një analizë të detajuar në funksion të gjetjes së lojtarit ideal dhe ‘’ Blaugranët ‘’ duket se e kanë zgjidhur këtë çështje.
28 vjeçari po impresionon me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ , eksperiencë e cila i ka dhënë shansin për tu përzgjedhur nga Lionel Scaloni në Botërorin e Katarit , tek një kombëtare si Argjentina e cila vjen pas fitimit të Kupës së Amerikës dhe trofeut ‘ Finalissima ‘’.
Sipas ‘ EstadioDeportivo ‘ , katalanasit janë tejet të entuziazmuar në lidhje me Guido Rodriguezin dhe besojnë se në verën e ardhshme mund ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’ pavarësisht problemeve në aspektin ekonomik por sigurisht duhet të kenë parasysh edhe përgjigjen e andaluzëve pasi mbetet një ndër nxënësit shembullorë të Manuel Pellegrinit.
Gjithsesi ‘’ Azulgranët ‘’ do të sfidohen nga Chelsea , Tottenhami dhe Newcastle, skuadra që kanë shprehur interes për ishi-n e Club Americas , progresi i të cilit s’ka nevojë për koment dhe ka përpara një sfidë shumë të rëndësishme me ‘’ Albicelestët ‘’ në Botëror, kombëtare e cila konsiderohet një ndër favoritet kryesore për ta fituar këtë eveniment.



