Shorti i Nations League, kundërshtarët e mundshëm për Shqipërinë dhe Kosovën

Shorti i Nations League, kundërshtarët e mundshëm për Shqipërinë dhe Kosovën

Do të hidhet ditën e sotme në Nyon të Zvicrës nga ora 18:00, shorti për Nations League. Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë kombëtaret kundërshtare me të cilat do të jenë në të njëjtin grup.

Shqipëria për herë të parë ndodhet në Ligën B, në vazon e katërt. Në vazot e tjera, ku janë edhe kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve, ndodhen 12 kombëtaret e tjera. Nga vazo e parë, Shqipëria do të ketë kundërshtar një prej Suedisë, Bosnjës, Islandës dhe Ukrainës.

Nga vazo e 2 rrezikon një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë dhe Rusisë. Nga vazo e tretë do të jetë një mes Izraelit, Rumanisë, Serbisë dhe Irlandës.

Kosova e cila ndodhet në Ligën C, është vendosur në vazon 3. Nga vazo e parë “dardanët” rrezikojnë, Turqinë, Sllovakinë, Bullgarinë ose Irlandën e Veriut. Nga vazo e dytë rrezikojnë një mes Greqisë, Bjellorusisë, Luksemburgut ose Maqedonisë së Veriut. Nga vazo 4, Kosova rrezikon një nga Kazakistani/Moldavia, Qipro/Estoni, Gjibraltar dhe Ishujt Faroe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy