
Rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ shënoi fillimin e një epoke të re për Real Madridin. Me të mbërritur u mendua se italiani do të fillonte spastrimet për të konsoliduar ekipin me objektivin e fitimit të trofeve . Një figurë e tillë s’kishte si të mos i analizonte situatat në mënyrë të detajuar dhe ka arritur në konkluzionin e hapjes së rrugës për Marcelon sepse transferimi i David Alabas ia ka mbyllur automatikisht shtigjet brazilianit.
Gjithashtu shpërthimi i Miguel Gutierrez i cili ka spikatur tek Real Madrid Castilla e ka përforcuar idenë e italianit pa harruar as francezin Ferland Mendy i cili është në një fazë rikuperimi dhe pritet që t’iu rikthehet shumë shpejt terreneve të gjelbërta .
Ky skenar e nxjerr bllof 33 vjeçarin dhe duke ditur se është drejt varjes së këpucëve në gozhdë , drejtuesit e spanjollëve do të mundohen ti gjejnë një destinacion të përshtatshëm gjatë merkatos së janarit e cila do të shënojë fundin e ciklit 16 vjeçar me spanjollët , me të cilët ka patur shansin të fitojë shumë trofe dhe të shëndërrohet në një ndër lojtarët më të spikatur tek ‘’ Galaktikët .



