Skënderbeu mposht Partizanin 2-0 (VIDEO)

Skënderbeu mposht Partizanin 2-0 (VIDEO)

Pas dy vitesh pa fitore ndaj Partizanit, skuadra e Skënderbeut ka thyer ktë tabu duke mposhtur kryeqytetasit me rezultatin 2-0. Me 3 pikët e marra nga kjo fitore, skënderbeu pervec se thyen tabun partizani, është pozicionuar momentalisht i vetëm në krye të klasifikimit të kampionatiti shqiptar me 7 pikë, pas tre javëve të para.

Bardhekuqtë kanë dominuar këtë sfidë pothuajse për 90 minuta, duke krijuar mundësinë e parë për të shënuar që në minutën e 3, ndërsa në të 10 ka goditur edhe shtyllën. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse gjuajtjet në drejtim të portës së partizanit ishin të shumta, ndërsa këta të fundit ishin të pafuqishëm për të rrezikuar.

Pjesa e dytë ishte fotokopje e të parës, me ndryshimin e vetëm se skënderbeu shënoi 2 herë. Në minutën e 66 kur një asist perfekt i Vangjelit u shndërruar në gol nga Soëe dhe në të 87-tën kur Lilaj ekzekuton në mënyrë perfekte 11 meterëshin e fituar nga Mici.

Me këtë humbje Partizani i drejtuar nga italiani Mark Juliano zhytet edhe më shumë në krizën që e ka përfshirë në këtë start kampionati, pasi në 3 sfida kanë grumbulluar vetëm 1 pikë duke mbyllur tabelën e klasifikimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy