Jocelin Behiratche do të jetë mungesa e rëndësishme e Tiranës në ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut.
Mbrojtësi u dëmtua në sfidën ndaj Kukësit, kur u zëvendësua pas 45 minutave të para, duke i lënë vendin Përgjonit.
Behiratche ka pësuar një goditje në kockat e mesit të trupit dhe për këtë arsye do i duhen disa ditë pushim për t’u rikuperuar plotësisht.
Shehi duhet të gjejë një tjetër zgjidhje në qendër të mbrojtjes, pasi Behiratche deri tani ka qenë një titullar i padiskutueshëm dhe ka treguar siguri në prapavijë.



