
Rendimenti jo i mirë i Andre Onanas poshtë tre shtyllave ka bërë që drejtuesit e Manchester United të mendojnë për një tjetër portier për të ardhmen.
‘’ The Red Devilsat ‘’, të cilët janë distancuar ndjeshëm nga titujt në sezonet e fundit, do të tentojnë në vijimësi rikupermin e terrenit të humbur dhe për arritjen e këtij objektivi , domosdoshmërisht duhet të transferojnë lojtarë cilësorë në ‘’ Old Trafford ‘’.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ ,portieri i Milanit Mike Magnan , falë paraqitjeve dinjitoze është bërë pjesë e planeve të anglezëve, drejtuesit e të cilëve janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për francezin në merkaton vijuese.
Pas largimit të David De Geas nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ , Manchester United ende nuk e ka gjetur një zëvëndësues ideal dhe mendohet se 28 vjeçari mund ti vërë pikën problematikave të hasura gjatë kohëve të fundit.
Për ishi-n e Lilles është sezoni i tretë tek kuqezinjtë, gjatë të cilit po rikonfirmon se mbetet një aset i çmuar i tyre dhe natyrisht pritet edhe një reagim në vijimësi nga ana e drejtuesve, pavarësisht se siç dihet Manchester United mbetet një ndër klubet me më shumë histori dhe ndër më të pasurit në futboll.



