Mehmeti: Partizani ta harrojë sfidën e parë, trajneri është gjithmonë i rrezikuar

Mehmeti: Partizani ta harrojë sfidën e parë, trajneri është gjithmonë i rrezikuar

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur para mediave, në prag të sfidës së kthimit, ku të kuqtë do të përballen me gjeorgjianët e Saburtalo.

“Demat” fituan ndeshjen e parë me rezultat minimal, por trajneri Mehmeti kërkon nga skuadra e tij që ta harrojë atë ndeshje dhe të fokusohet vetëm te ajo në “Air Albania”.

Mendoj se çdo ndeshje ka shkallën e vështirësisë së saj dhe mendoj se normalisht nga një ndeshje te tjetra ka historinë e tyre ndaj duhet të jemi të përgjegjshëm për vështirësinë që ka kjo ndeshje. Duhet të harrojmë çfarë kemi bërë në Gjeorgji dhe të japim maksimumin në 90 minuta nesër, të vlerësojmë si dhe sa duhet kundërshtarët, të mos mendojmë çfarë kemi bërë por të interpretojmë siç duhet 90 minutat.

I kam shprehur gjithmonë problemet që kemi para portës, jo vetëm në ndeshjen me Saburtalos, edhe në kampionat kemi shfaqur probleme të tilla. Vija e parë, përveçse janë cilësorë, por janë edhe me moshë të re dhe në aspektin e sinkronizimit edhe në mënyrën si e interpretojnë, aty bëhet diferenca. Duhet të jenë të kujdesshëm si interpretojnë 20 metrat e fundit. Pozitive është që gjithë elementët që kemi, veprimet nuk i bëjnë se janë egoistë, por ndoshta duke u rritur, duhet të rriten edhe nga ana profesionale. Diferenca bëhet në këto detaje kur ti di të shërbesh apo përfundon vetë aksionin drejt finalizimit.

Duke qenë periudhë merkatoje, them se Bitri është një lojtar që ka dhënë shumë për klubin dhe meriton respekt. Ai është pjesë e rëndësishme siç janë edhe të tjerë. Jemi të gjithë të barabartë në detyra të ndryshme. E kam ndërtuar skuadrën me Bitrin dhe pjesën tjetër të grupit që kur kam ardhur dhe shpresoj të vazhdoj me Bitrin dhe të tjerët.

I pyetur për të ardhmen, Mehmeti deklaroi se trajnerët janë gjithnjë të rrezikuar, por shtoi se nuk kanë menduar dhe nuk e dinë çfarë do të ndodhë me të ardhmen.  

Ne trajnerët duhet të përgatitemi për gjithçka dhe duhet patjetër që të kemi parasysh që duhet të kesh besim te vetja dhe lojtarët janë profesionistë dhe kuptojnë gjithçka. Pavarësisht se në një ndeshje me vajtje-ardhje duhet të përgatitesh, nuk do të thotë që do shkojmë me penallti. Ne do të përgatitemi të japim gjithçka në 90 minuta, por pastaj për çdo të papritur, nuk ia lëmë asgjë spontanitetit. Për të gjithë faktorët, siç stërvitemi ne, stërvitet edhe kundërshtari.

Për të qenë i sinqertë, duhet të kuptojmë se trajneri është gjithmonë i rrezikuar pavarësisht se çfarë ke bërë më përpara. Është një nga profesionet më të vështira dhe më me presion. Por duhet të dish të menaxhosh presionin dhe nuk ndjehet fare në Kupat e Europës së kemi bërë maksimumin. Skuadra është në rindërtim e sipër. Nuk mund të menaxhoj të ardhmen se çfarë do të ndodhë, por jam i përqendruar me besim të plotë te skuadra dhe vetja për t’u përqendruar vetme në 90 minuta. Se çfarë ndodh më pas, nuk kemi menduar asgjë më tepër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy