Bylis vazhdon të kryesojë në Kategorinë e Parë edhe pas javës së tetë. Ballshiotët mbajnë vendin e parë të shkëputur me 22 pikë dhe duket se nuk njohin rivalë.
Në vendin e dytë Apolonia me 17 pikë, ndërsa ndjekin Elbasani me 16 pikë, dhe Vora e Flamurtari me nga 15 pikë.
Korabi mban vendin e gjashtë me 11 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Tomorit. Në vendin e tetë Kastrioti me 9 pikë, ndërsa ndjek Lushnja me 7 pikë.
Besa mban vendin e 10-të me 5 pikë, 1 më shumë se Burreli. Renditja mbyllet nga Luzi me 2 pikë.
RENDITJA:



