
Në orët e fundit Real Madridi ka marrë një lajm jo të mirë në lidhje me të ardhmen.
Flitet për portierin Kepa Arrizabalaga, i cili e përfundon periudhën e huazimit tek Real Madridi në 30 qershor dhe drejtuesit e Chelseat sipas ‘ Sport ‘ pretendojnë 25 milionë euro.
Menjëherë ato të ‘’ Los Blancos ‘’ kanë reaguar duke e konsideruar një shifër të tepruar dhe tanimë po vlerësohen të tjera alternativa nga spanjollët.
Dëmtimi në gju i Thibaut Courtois vijon ta shqetësojë Carlo Ancelottin, i cili deri më tani ka si opsion vetëm Andriy Lunin.
Eshtë e qartë se e ardhmja e ishi-t të Athletic Bilbaos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mbetet në dyshim dhe madrilenëve i duhet menjëherë ti gjejnë një zëvëndësues të denjë belgut, një ndër portierët më të mirë në botë.



