Milan kërkon 40 milionë euro për Rafael Leao-n

Milan kërkon 40 milionë euro për Rafael Leao-n

Praktikisht humbja e titullit të Serisë A me rivalët e përjetshëm të Interit i ka vënë me shpatulla mbas murit kuqezinjtë e Milanit të cilët kanë deklaruar spastrimet që mendojnë të bëjnë gjatë verës .  Një ndër to është  Rafael Leao që nuk e ka bindur ashtu siç duhet Stefano Piolin për të besuar në aftësitë e tij për sezonin vijues .  Kalimi nga Lille në ‘’ San Siro ‘’ rezultoi një hap i suksesshëm për portugezin për ta shkruajtur emrin e tij në një ndër skuadrat më të famshme të globit por rendimenti i vakët  i ka ndezur  dritën jeshile 21 vjeçarit të talentuar . 

Falë moshës fare të re dhe eksperiencës se akumuluar ndër vite Rafael Leao-n me siguri do ta presë një e ardhme e ndritur në kontinentin e vjetër  për  shërbimet e të cilit për hir të së vërtetës pretendentët nuk mungojnë . Aktualisht diçka e tillë nuk është bërë publike por me  hapjen e merkatos parashikohet se vrulli i skuadrave të njohura në adresë të talentit portugez do të jetë intensiv dhe ndoshta me të papritura . 

Karakteristikat e lojës së sulmuesit të lindur në Almada mbeten qershia mbi tortë për avancimin e mëtejshëm  dhe parashikohet se merkatoja e verës do ti vërë pikat mbi i në lidhje  me këtë çështje .  Sezoni aktual   ka diktuar  33 ndeshje me bluzën e kuqezinjve , 7 gola dhe 5 asiste për Rafael Leaon figura e të cilit pritet të lartësohet me kalimin e kohës.

 

 

              

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy