Një lajm i tmerrshëm ka tronditur klubin e Ajax dhe jo vetëm mbrëmjen e djeshme. Talenti i kësaj skuadre, Noah Gesser, ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeccare, pas një aksidenti automobilistik.
Makina me të cilën po udhëtonte Gesser është përplasur me një kampion dhe si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur në vend futbollisti.
Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje në Ijsselstein, ku përveç lojtarit të Ajax, ndërroi jetë edhe një miku i tij, i cili drejtonte makinën me të cilën po udhëtonin. 16-vjeccari shihej si një lojtar me të ardhme të madhe, pasi që në moshë të re, kishte treguar paraqitje të shkëlqyera, ku shumë skuadra të mëdha, ishin vënë në gjurmët e tij.



