Milani insiston për rinovimin me Bennacer

Milani insiston për rinovimin me Bennacer

Rendimenti i shkëlqyer në fushën e lojës ka rezultuar një fakt mëse i majftueshëm për drejtuesit e Milanin për të rinovuar kontratën me Ismael Bennacer. 

Interesi i Real Madridit ka shkaktuar frikë tek kuqezinjtë , të cilët janë të vetëdijshëm për potencialin e Florentino Perezit.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ italianët besojnë se mund ta arrijnë akordin e shumëpritur me mesfushorin i cili do të përfitonte 4.5 milionë euro në sezon plus 1.5 të tjera bonus deri në 2026-tën .

24 vjeçari konsiderohet i domosdoshëm nga tekniku Stefano Pioli i cili në sezonin e kaluar riktheu buzëqeshjen duke fituar Scudetton dhe natyrisht  Ismael Bennacer spikati si një ndër nxënësit shembullorë të italianit.

Largimi i Franck Kessies drejt Barcelonës lë vend për përmirësim në mesfushën e Milanit dhe momentalisht rinovimi me ishi-n e Empolit konsiderohet prioritet për ‘’ Djallin ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy