Starova: Meritat i ka Mancini, e mori Italinë kur askush nuk e donte

Starova: Meritat i ka Mancini, e mori Italinë kur askush nuk e donte

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, u shpreh se meritat për këtë Itali kaq të bukur, i ka padyshim trajneri Roberto Mancini. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Starova tha se Italia do dalë në vendin e parë në grup në Europian.

Kompanitë e basteve e kishin bërë një parashikim të duhur, duke dhënë diferenca të mëdha në kuota. Tifozët e Italisë e kishin me siklet fillimin e ndeshjen, por gjithçka rezultoi shumë e lehtë. Italia ka 27 ndeshje pa u mposhtur. Ishte favoritë dhe do dalin të parët besoj. Kjo ishte një fitore morali. Të shikojmë çfarë do bëjë Turqia në vazhdimësi, për të parë nëse është kaq e dobët, apo ka merita Italia. Specialistët e rendisin Italinë si një skuadër e gërshetuar mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinjve. Për ndeshjen e sotme nuk kam çfarë të heq dhe të shtoj. Përfitoj nga rasti të vlerësoj Mancinin, pasi mbaj mend kur Italinë nuk e merrte asnjë trajner, ai e filloi avash-avash, të krijojë pasionin e vetë për lojtarët. Bën futboll të bukur.”, u shpreh Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy