
Përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes pa dyshim mbetet një ndër prioritetet e merkatos së Barcelonës.
Kërkesa e Villarealit prej 42 milionë eurosh sigurisht i ka bërë drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ të tërhiqen por veprimet e shpejta ende e mbajnë në lojë për ti vënë kapakun kësaj problematike njëherë e mirë.
Lojtarë si Serge Aurier, Djibril Sidibe, Cristiano Piccini prej disa javësh po kërkojnë ekip duke qenë se i kanë përfunduar kontratat me ekipet respektive por gjithashtu spanjollët po analizojnë edhe emra si Diogo Dalot dhe Youcef Atal .
Limiti i Barcelonës në lidhje me këtë aspekt është 20 milionë euro dhe në ‘’ Camp Nou ‘’ vijon insistimi për t’ia bërë më të lehtë Xavi Hernandezit në sezonin e ri , nga i cili pritet shumë nga gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm .
Distancimi nga sukseset konsiderohet një fatalitet për kuq e blutë por ekipi i formuar nga ish mesfushori i ‘’ La Furia Rojas ‘’ lë vend për të shpresuar dhe sezoni i ri do ti japë përgjigje sakrificave të bëra nga presidenti Joan Laporta , investimet e të cilit në të kaluarën e shëndërruan këtë ekip në të pamposhtur në çdo turne.



