Partizani, Partizani, Mark Iuliano ironizon Sulejman Starovën (VIDEO)

Partizani, Partizani, Mark Iuliano ironizon Sulejman Starovën (VIDEO)

Disa ditë më parë, ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, aktualisht këshilltar i presidentit Gaz Demi, ka kritikuar drejtpërdrejt Luçiano Moxhin për lojtarët që ka sjellë në ekip, por edhe stafin teknik italian, me në krye trajnerin Mark Iuliano.

Starova deklaroi se stafi i ri Italian që ka ardhur në krye të skuadrës së kuqe ka dështuar me afrimet e bëra gjatë merkatos së verës.

 Ky i fundit, pas miqësores së djeshme me skuadrën maqedonase të Pelisterit ku 15-herë kampionët e vendit fituan me rezultatin e ngushtë 2-1, i është përgjigjur me ironi Starovës:

“Kush është ky? Çfarë ka thënë? Çfarë ka bërë ai? Ka fituar titullin me Partizanin çerek shekulli më parë?

Në këtë kohë unë kam fituar Championsin dhe tituj në Itali… Thuajani këto atij”, – tha trajneri Iuliano, kur është pyetur për kritikat e Starovës.

Kujtojmë që Partizani ka bërë një nisje shumë të dobët të kampionatit ku në katër ndeshjet e para ka arritur që të grumbullojë vetëm 2 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy